Turqi, autobusi bjen n’kanal, 14 nxanës të vdekun!

Ma s’paku 14 femi e kanë humb jetën në Turqinë jugore kur autobusi me të cilin udhëtonin ata gjatë nji ekskursioni, ra prej nji ure në nji kanal.

Autobusi kthehej nga nji udhëtim më 5 Qershor nga zona e famshme arkeologjike, Karatepe, në afërsi të qytetit, Osmanije, kur ra në kanal, raportojnë agjencitë e lajmeve turke.

Gjashtë nga 14 viktimat raportohet të kenë qenë nxanës të shkollave të mesme.

Agjencia e lajmeve, Dogan, ka thanë se shoferi e kishte humb kontrollin mbi autobus, ndërkaq hetimet për këtë rast tashmë kanë nis.

24 persona të tjerë janë lendue në këtë aksident.