Turqi: Lirohen 800 ushtarë

Gjykatat në Turqi i kanë lirue 800 obligues ushtarakë që ishin të arrestuem në kuadër të hetimeve lidhun me puçin e dështuem të 15 Korrikut, kanë raportue mediat shtetnore.

Në Stamboll dje, 758 prej 989 obliguesve nën arrest, ishin lirue nga Zyra e prokurorit publik, mbas vendimit gjyqësor.

Në mesin e të liruemve ka pasë edhe studentë universitarë.

Nji gjykatë në kryeqytetin Ankara i ka lirue 47 obligues ushtarakë të arrestuem.

Simbas të dhanave ma të reja të shpalluna nga ministri i mbrendshëm i Turqisë, Efkan Ala, ma se 9 mijë njerëz, shumica në ushtri, janë nën arrest mbas grusht-shtetit të dështuem.