Turqi, Parlamenti miraton marrëveshjen për normalizimin e marrëdhanieve me Izraelin

Turqia ka vendosë me ba zyrtare normalizimin e marrëdhanieve me Izraelin me anë të nji marrëveshje të ratifikueme nga Parlamenti turk.

Parlamenti i ka dhanë fund kështu mosmarrëveshjes diplomatike prej gjashtë vjetësh midis dy ish-aleatëve në rajon, njoftoi sot agjencia zyrtare turke e lajmeve “Anadolu”.

Në përputhje me këtë marrëveshje përafrimi e arritun në fund të muejit Qershor midis dy vendeve dhe e miratueme dje në mbramje nga ana e deputetëve, Izraeli ka me damshpërblye Turqinë me nji fond prej 20 milionë dollarësh.

Turqia nga ana e saj ka pezullue ndjekjet penale kundër ish-krenave të ushtrisë izraelite për përfshimje në sulmin e nji anije ku mbetën të vramë 10 ushtarakë turq në vitin 2010 në brigjet e Gazës.

Në vitin 2014, nji Gjykatë Penale e Stambollit urdhnoi arrestimin e katër ish-zyrtarëve ushtarakë izraelitë si dhe ish-Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralin Gabi Ashkenazi gjykue në mungesë prej vitit 2012 në Turqi.

Së fundi ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Cavusoglu njoftoi se ratifikimi i marrëveshjes nga ana e Parlamentit turk ka me vazhdue me shkëmbimin e trupave diplomatike në rang ambasadorësh.

Paraqitja e këtij teksti në Parlament u shty për shkak të grushtit të dështuem të shtetit më 15 Korrik në Turqi që kompromentoi stabilitetin e autoritetit të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Përmirësimi i marrëdhanieve mes dy shteteve u ba tue u nis edhe nga fakti se janë aleatë të vjetër mjaft të afërt prej shumë kohësh në rajon në planin ekonomik kryesisht në tregti dhe hidorkarbure si dhe atë strategjik.

Shperndaje në: