Turqi: Shkarkohen nga puna 15 mijë pedagogë, mësues e zyrtarë

Hakmarrja e Rexhep Taip Erdoganit vazhdon me hapa të mëdhaj. Mbasi ka shkarkue dhe arrestue mija ushtarakë, gjyqtarë e të tjerë zyrtarë të naltë, sot asht marrë nji tjetër vendim dramatik për gjendjen në Turqi.

Janë shkarkue ma shumë se 15 mijë zyrtarë, pedagogë dhe mësues. Vendimi asht dhanë ditën e sotme nga ministria e Arsimit në Ankara.

Simbas vendimit, thuhet se këta kanë lidhje me puçin e organizuem pak ditë ma parë nga ushtria kundër Erdoganit.