Turqi: Shkon në 7 numri i të vdekunve nga sulmi me bombë

Të dhanat e fundit tregojnë se asht rritë numri i të vramëve në 7 persona, ndërsa 27 të tjerë mbetën të lënduem nga shpërthimi me bombë në veturë të policisë, në Turqi.

Shpërthimi ka ndodh në stacionin e autobusëve në qytetin jugor të Turqisë, Dijarbakir.

Forca të mëdha speciale tanima janë në vendin e ngjarjes, raportojnë mediat turke.