Turqi: Sulm ndaj ushtarëve, ka të vramë e të plagosun

Terroristët e PKK’s kanë krye nji sulm ndaj ushtarëve që kujdeseshin për sigurinë e rrugës Şırnak-Van në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Simbas të dhanave nga burimet e sigurisë, ushtarët që po kujdeseshin për sigurinë e e rrugës Şırnak-Van, e cila asht në ndërtim e sipër, kanë qenë shënjestër e nji sulmi nga terroristët e PKK.

Bahet e ditun se si pasojë e sulmit ka të vdekun dhe të plagosun. Në vendin e ngjarjes asht dërgue nji numër i madh ambulancash.