Turqi, sulmi me bombë ndaj policisë vret 3 persona

Shpërthimi i nji kerri bombë në qytetin lindor turk, Van simbas autoriteteve asht krye nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit.

Sulmi i sotëm i kryem në stacionin qëndror policor të qytetit ka marrë jetën e tre personave dhe rreth 40 të tjerë janë lendue.

Zavndës guvernatori i qytetit Van, Mehmet Perlak ju ka thanë gazetarëve të qytetit se nji “militant” që e kishte parkue kerrin përballë objektit të policisë asht arrestue dhe po merret në pyetje.
Dhuna ka qenë shumë ma tepër e përqendrueme në qytetin e afërt, Dijarbakir kur tetë persona janë vra gjatë nji sulmi të ngjashëm më 15 Gusht.

PKK ka nisë përpjekjet për pamvarësi me luftë në vitin 1984 dhe prej atëherë deri më tash, mbi 40 mijë njerëz kanë vdek si pasojë e dhunës.