Turqi, vrahen 5 ushtarë dhe plagosen 8 të tjerë

Të paktën pesë ushtarë u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën sot në juglindje të Turqisë, në nji atentat me bombë, sulm për të cilin akuzohen rebelët kurdë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), njoftoi nji burim i forcave të sigurisë.

Nji bombë artizanale u aktivizue në distancë, kur po kalonte nji kolonë me ushtarë në Uludere, pranë kufinit irakian, raporton agjencia Reuters.

Sulmet kundër ushtrisë janë shtue qysh prej fundit, në Korrik 2015, të armëpushimit, që kishte qëndrue prej gati dy vjet e gjysë në juglindjen me shumicë kurde.