Turqia akuzon randë SHBA’të!

“Lëvizja e Fethullah Gulenit asht themelue nga Agjencia e Shërbimeve të Inteligjencës, CIA”, kjo simbas akuzave të nji prokurori turk që ka nisë nji hetim masiv për të hetuae këto lidhje, raporton “Daily News Hurriyet”.

Autoritetet në Ankara jo vetëm që kanë akuzue klerikun me bazë në SHBA se ka organizue grushtit e shtetit ushtarak më 15 Korrik, por tashma ato kanë drejtue gishtin Shërbimeve amerikane të Inteligjencës se kanë qënë themeluesit e vërtetë të lëvizjes Gulen.

“Lëvizja Gulen ka të njajtën strukturë si Kishat ‘Mormone’ dhe  ‘Scientology’ në Shtetet e Bashkueme – tha Zafer Dur, nji prokuror që po heton lidhjet financiare të Lëvizjes – Ngjashmëni të tilla munden me qenë nji kallxues se ajo asht krijue në fakt nga CIA, e maskueme si organizatë joqeveritare që të bajë ndryshime në shoqni”.