Turqia alarmon: ISIS dhe militantët kurdë duen me na godit mbas grushtit të shtetit

ISIS, kryengritësit kurdë dhe luftarë kurdë të Sirisë janë tue sulmue Turqinë dhe po përpiqen të përfitojnë nga grushtit i dështuem i muejit të kaluem, tha ditën e sotme zavendës-Kryeministri turk Numan Kurtulmus.

Kurtulmus tha edhe në llogarinë e tij zyrtare në Twitter se, Turqia ishte e vendosun për me i mbrojtë kufijtë dhe sigurinë e saj, raporton “Reuters”.

Komentet e tij erdhën mbasi nji kerr bombë shpërtheu ditën e sotme në juglindje dhe vrau të paktën 11 persona.

Agjencia shtetnore e lajmeve fajësoi për sulmin Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).