Turqia arreston gazetaren amerikane: Donte me hy n’Turqi ilegalisht nga Siria

Nji gazetare amerikane asht ndalue dhe po mbahet në paraburgim mbasi u kap tue u përpjekë me hy në Turqi në mënyrë të paligjshme nga Siria, njoftoi agjencia e lajmeve “Anadolu”.

Guvernatori i krahinës jugore, Ercan Topaca, tha se Snell Lindsteyler u arrestue në rrethin e Hatajit dhe shtoi se helikopterët amerikanë janë pa të fluturonin mbi kufi për me marrë gazetaren para se të arrestohej.

“Ajo ishte tue u përpjekë të kalonte kufinin në mënyrë të paligjshme …  gjyqi asht në vazhdim. Tash për tash, na nuk e dimë nëse ajo asht nji spiune apo jo, “tha Topaca.

Ai deklaroi se ajo asht marrë në paraburgim me arsyetimin se ajo ka hy në Siri ilegalisht nga Turqia dhe mandej u përpoq të ri-hynte në Turqi ilegalisht.

Lindsteyler kishte nji leje qëndrimi në Turqi.