Turqia arreston kryeredaktorin e gazetës Cumhuriyet

Autoritetet turke kanë arrestue kryeredaktorin e gazetës opozitare laike, Cumhuriyet.

Gazeta ka konfirmue në web-faqen e saj se kryeredaktori Murat Sabuncu dhe nji kolumnist i gazetës Guray Oz janë arrestue, mbas bastisjes në shtëpitë e tyne.

Arsyeja e arrestimeve nuk asht e qartë, shkruejnë mediat ndërkombëtare.

Ato vijnë në kohën kur Qeveria turke po godet secilin që dyshohet se ka lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen.

Gulen, i cili jeton në mërgim në SHBA, akuzohet nga autoritetet në Turqi për orkestrimin e përpjekjes për grushtshtet më 15 Korrik.

Mirëpo, Gulen e ka mohue përfshimjen.

gazeta-650x358