Turqia arreston nji deputet për shkak të shpijunimit

Autoritetet turke arrestuen sot deputetin e partisë kryesore opozitare, asaj Republikane Popullore, Enis Berberoglu, mbasi gjykata i shqiptoi dënimin me burg prej 25 vjetësh, për shkak se i kishte dhanë nji gazetari material për shërbimet sekrete.

Deputeti nuk ishte në paraburgim gjatë procesit gjyqësor, por ai u arrestue menjiherë mbas shqiptimit të vendimit, raporton AA.