Turqia arreston reporterët e BBC dhe Zanit të Amerikës

Autoritetet turke i kanë arrestue dy reporterët që punojnë për organizatat e hueja në juglindje të Turqisë.

BBC Turkish raporton se korrespondentja e saj Hatice Kamer u arrestue dje në qytetin Sirvan, ku po mbulonte nji ngjarje për shembjen e minierës më 17 Nandor, ku 11 trupa janë nxjerrë deri tash.

Ndërkohë, Zani i Amerikës raporton se reporteri i saj i pamvarun Khajijan Farqin, u arrestue po të njajtën ditë në Diyarkabir.