Turqia bashkë me SHBA, për me i largue terroristët e ISIS nga qyteti kryesor i tyne

Turqia dëshiron me ju bashkue Shteteve të Bashkueme të Amerikës në nji operacion ushtarak me qëllim për të dëbue Shtetin Islamik (ISIS) nga qyteti sirian Raqqa, ku për këto operacione njoftohet të jenë të përjashtueme forcat rebele kurde.

“Ministri ynë i Punëve të Jashtme dhe autoritetet ushtarake janë në bisedime me SHBA’të për çashtjen e Raqqa’s. Na u takeam, simbas kushteve tona”, ka thanë sot presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan ka theksue gjithashtu se, “asht e randësishme për të ndërmarrë hapa të përbashkët”.

Megjithatë, Ankara asht e kujdesshme kur asht fjala për mbrojtjen e Njësive Kombëtare (YPG), të cilat janë aleatë me SHBA, si dhe në lidhje me Partinë e Bashkimit Demokratik (PYD), e cila asht krahu politik i YPG, të cilat janë nji grup i kurdëve sirianë.