Turqia burgos 2 gazetarë që i kishin publike karikaturat e Charlie Hebdo

cum.jpg

Prokurorët turq banë thirrje për dënim me 4 vjet e gjysë burg, për dy gazetarë turq që publikuen karikaturat e Charlie Hebdo në artikujt e tyne.

Gazetarët pro-laikë Ceyda Karan dhe Hikmet Cetinkaya, janë akuzue nga autoritetet turke se haptazi kanë ba fyemje për vlerat fetare të popullit për përdorimin e imazhit të Profetit Muhamed ashtu si ishte përshkrue nga revista satirike Charlie Hebdo, shkruen Newsweek.

E përditshmja turke Zaman, njoftoi se gazetarët janë akuzue mbasi kundër tyne janë ba 1,280 ankesa.