Turqia, dekret për lirimin me kusht të 38 mijë të burgosunve që me ua lirue vendin ‘puçistëve’

Turqia ka nxjerrë nji ligj për lirimin me kusht e 38.000 të burgosunve në nji lëvizje të dukshme për të zbrazë burgjet për mija “puçistët”e  arrestuem si pjesë e nji hetimi për grushtin e muejit të kaluem.

Dekreti, i shpallun nga ministri i Drejtësisë në vend, lejon lirimin e të gjithë të burgosunve, të cilëve u kanë mbetë ma pak se dy vite për t’u shlye dënimeve të tyne.

Ajo gjithashtu, lejon që të gjithë të dënuemit që kanë shlye gjysën e afatit të tyne në burg, kanë me pasë të drejtën për lirim me kusht, raporton “The Independent”.