Turqia dërgon përforcime të reja në Siri

Turqia dërgoi sot 10 tanke të tjera në territorin sirian, nji ditë mbas nji ofensive “vetimë” të rebelëve sirianë të mbështetun nga Ankara dhe që mundësoi rimarrjen nga grupi Shteti Islamik të rajonit të Jarablos, pranë kufinit turk, simbas reporterëve në terren.

Të paktën 10 tanke, ambulanca dhe mjete të randa kaluen kufinin tu ardhë nga qyteti i vogël turk Karkamis dhe hynë në territorin sirian.