Turqia e kërcënon BE’n

Turqia ka me anulue marrëveshjen me BE’n mbi migrantët nëse Brukseli nuk i përmbush premtimet e tij, tha Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu.

Ai këto komente i bani në fjalimin e tij para Parlamentit.

Turqia dhe BE, muejin e kaluem nënshkruen një marrëveshje të diskutueshme për me ndale rrjedhen e migrimit ilegal në Europë në këmbim për shpërblime financiare dhe politike.