Turqia e merr nji goditje të madhe, qe prej kujt!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, thotë se veprimet e autoriteteve turke kundër lirisë së shtypit dhe opinionit, janë tejet alarmuese.
Ajo ka shpreh dyshimet rreth ligjshmënisë së paraburgosjes së anëtarëve të stafit të gazetës opozitare nga autoritetet turke.

Të Hanën, të paktën 13 anëtarë të stafit të gazetës “Cumhuriyet” u arrestuen, në mesin e të cilëve edhe kryeredaktori, kolumnistë dhe karikaturistë.

Merkel ka thanë sot: “Asht tejet alarmuese se liria e shtypit dhe opinionit asht tue u kufizue persëri e persëri në Turqi.”

“Kemi shumë dyshime se kjo korrespondon me principet e sundimit të ligjit,” shtoi ajo, tue ju referue arrestimeve të gazetarëve.

Ai ka thanë se Gjermani ka me ju kushtue vëmendje të madhe hetimeve ndaj gazetarëve.