Turqia falenderon Rusinë

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushoglu e ka falënderue sot presidentin e Rusisë, Valdimir Putin për “mbështetjen e parezervë” për qeverinë në Ankara, kundër tentim puçit, ka njoftue televizioni turk “Haberturk”.

“Rusia na ka dhanë mbështetje të pakushtëzueme. Para se gjithash, dëshiroj me falënderue zotin Putin dhe zyrtarët tjerë rusë”, ka thanë Çavushoglu.

Ai ka thanë se takimi i presidentit rus dhe kolegut të tij turk, Rexhep Tajip Erdogan mundet me u ba në Gusht, para samitit të G-20.