Turqia: Gulen po mendon me u largue nga SHBA

Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag deklaroi të Ejten se kleriku mysliman Fethullah Gulen mund të largohet nga Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

Turqia vazhdon me akuzue klerikun për grushtin e shtetit të dështuem me 15 Korrik, megjithëse Gulen e ka dënue atë.

Bozdag i tha Haberturk se Gulen mundet me ikë në Australi, Meksikë, Kanada, Afrikën e Jugut ose Egjipt.

Ai thotë se shërbimi sekret turk ka të dhana për këtë. Kleriku jeton në Pennsylvania të Shteteve të Bashkueme qysh prej vitit 1999.