Turqia i dergon SHBA’ve edhe nji dokument tjetër tue kerkue arrestimin e Gulen

Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, ja ka dërgue SHBA’s nji dokument tjetër tue kërkue arrestimin e klerikut Fethullah Gulen, i cili jeton në mergim të vetë-imponuem në Pensilvania e i cili akuzohet nga Ankara për kurdisjen e tentim puçit më 15 Korrik.

Agjencia shtetnore e lajmeve e Turqisë, Anadolu, ka thanë sot se Bozdag ja ka dërgue SHBA’së dokumentin e dytë të shkruem për me kërkue arrestimin e Gulenit.

Kjo agjenci nuk ka dhanë ndonji detaj tjetër, raporton AP.

Ankara e ka kërkue ekstradimin e Gulenit për puçin e deshtuem, nga i cili mbeten të vdekun 271 njerëz.

Por, Washingtoni i ka kërkue prova Ankarasë për perfshimjen e klerikut, tue thanë se procesi i ekstradimit duhet patjetër me u zhvillue në mënyrë natyrale.