Turqia i hakmerret ISIS, bombardon objektivat e tyne në Siri

Forcat turke kanë arritë me bombardue objektivat e të ashtuquejtunit “Shteti Islamik”, në veri të Sirisë, njoftojnë rebelët sirianë, të cilat kanë nisë nji ofensivë kundër grupit.

Pozicionet e artilerisë mbrenda Turqisë kanë gjuejt ISIS’in, në qytetet Jarablus dhe Manbij.

Besohet se rreth 1,500 rebelë sirianë, që përkrahin Turqinë, gjenden në qytetin turk të Gaziantepit, tue prit për sulm.

Nji ndodhi e tillë pason mbas nji sulmi me bombë në nji dasmë, në të cilën mbeten të vramë ma shumë se 50 persona.