Turqia i kerkon zyrtarisht Amerikës me arrestue Gulenin!

Ministria turke e Drejtësisë i kerkoi formalisht SHBA’së nji arrestim paraprak të klerikut islamik, Fethullah Gulen, të cilin qeveria e Ankarasë e konsideron si organizatorin e grushtit të shtetit të deshtuem të 15 Korrikut, njoftoi sot agjencia zyrtare e lajmeve Anadoll.

Turqia ka kërkue edhe ma parë ekstradimin e Gulenit dhe ka nxit SHBA’n me arrestue atë.

Guleni jeton në SHBA që prej vitit 1999.

Washingtoni deklaroi nga ana e tij se “kerkon me pa prova konkrete që kleriku asht i perfshimë në puçin e 15 Korrikut”.