Turqia ia heq imunitetin deputetëve

Parlamenti i Turqisë sot miratoi propozim për ndryshimin e Kushtetutës, në lidhje me heqjen e imunitetit të deputetëve që janë nën hetime, raporton Anadolu Ajansi.

Deputetët në Kuvendin Popullor të Republikës së Turqisë me 376 vota, mbështetën propozimin për ndryshimin e Kushtetutës, me të cilin ka me u heq imuniteti i deputetëve ndaj të cilëve ka hetime penale.