Turqia ja ban ‘bllok’ edhe WikiLeaks!

Turqia ka bllokue qasjen në WikiLeaks për qytetarët e vet, mbasi janë publikue rreth 300.000 e-maile sekrete të partisë së presidentit Erdogan, AKP.

Bordi i Telekomunikacionit dhe mbikëqyrjes së internetit në Turqi, ka ba të ditun se ka ndërmarrë “masa administrative” kundër kësaj ueb-faqe, tue ju bllokue kështu qytetarëve të vet qasjen në këtë faqe.
N’anën tjetër, WikiLeaks ka ba të ditun se në mesin e 300.000 e-maileve, më i “freskëti” ishte ai i datës 6 Korrik, nji javë para tentimit të dështuem të grusht shtetit ushtarak.

E-mailet e publikueme të partisë së presidentit turk, permbajnë numra të telefonave të deputetëve të AKP’s, si dhe të dhëna tjera personale.