Turqia ja ban zyrtarisht kerkesën Amerikës për ekstradimin e Fetullah Gulen!

Mediat ndërkombëtare kanë raportue se Turqia ka dërgue nji kerkesë zyrëtare në Shtetet e Bashkueme të Amerikës, për ekstradimin e Fetullah Gulenit.

Fetullah Gulen, konsiderohet si rivali ma i madh i Presidentit Turk, Recep Tayip Erdogan dhe akuzohet se qëndron mbas tentimeve për grusht shtet në Turqi.
Gulen për momentin ndodhet n’Amerikë dhe nuk dihet se a ka me u lejue apo jo ekstradimi i tij, mbasi që asht thanë se duhet me sjellë fakte të forta për me lejue ekstradimin e tij.