Turqia ju ndalon edhe akademikëve udhëtimet jashtë vendit!

Turqia ka ndalue përkohësisht të gjitha akademikët që me udhëtue jashtë vendit, thonë zyrtarët.

Kjo masë pason grusht shtetin e deshtuem të javës së kalueme dhe spastrimin e gjanë tue fillue nga punëtorët e shtetit.

Ma shumë se 50.000 njerëz u shkarkuen ose pezulluen nga puna, tue përfshi rreth 21.000 mësues, raporton BBC.

Ndërkohë, presidenti Recep Tajip Erdogan kryeson mbledhjet e këshillit të tij të sigurisë kombëtare dhe të kabinetit të tij në kryeqytetin, Ankara.

Kjo asht hera e parë që ai u kthye në qytet mbas tentimit për puç të së Premtes.