Turqia ka pregaditë kërkesën zyrtare ndaj SHBA për ekstradimin e Gulen

Agjencia shtetnore e lajmeve e Turqisë, Anadolu, raporton se nji kërkesë zyrtare asht pregaditë për arrestimin e përkohshëm të klerikut mysliman që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, për përfshimjen e tij të dyshueme në puçin e dështuem të 15 Korrikut.

Kërkesa e bame nga shefi i Zyrës së Prokurorisë Publike të Stambollit pohon se ka përcaktue se puçi ishte ba në bëzë të urdhnave të dhanë nga Gulen dhe se Gulen duhet me u arrestue para dorëzimit të kërkesës formale për ekstradimin e tij, raporton AP.

Kërkesa asht dorëzue sot në ministrinë turke të Drejtësisë në mënyrë që kjo e fundit me përcjellë atë te autoritetet amerikane.

Nji delegacion i Departamentit Amerikan të Drejtësisë ka me mbërri në Turqi më 22 Gusht për me diskutue ekstradimin.