Turqia ka vra 17 terroristë të ISIS’it në Mosul

Sulmet turke me artileri kanë vra 17 militantë të ISIS’it, prej se ka fillue beteja për m’i largue ata nga qyteti irakian, Mosul.

Lajmi asht ba i ditun nga kryeministri turk, Mevlut Cavusoglu, i cili ka thanë se katër avionë luftarakë turk “F-16” janë të gatshme për me marrë pjesë në operacion për me çlirue Mosulin, shkruen Daily Star, transmeton Rrokum.TV

Tue folë gjatë nji konference për media me homologun e tij francez, Cavusoglu ka thanë se Turqia ka me qenë ma aktive në luftimin e militantëve kurdë të PKK në Irak.