Turqia kallxon pse vendosi marrëdhanie të mira me Rusinë

Turqia nuk kishte me mujt aq lehtë me përparue ushtarakisht në Siri, nëse nuk kishte me pasë “zhvillim pozitiv” të marrëdhanieve me Rusinë, deklaroi zavendëskryeministri turk, Nurettin Canikli.

“Nuk kishim me mujt aq qetë me fillue operacionin “Mburoja e Eufratit”, nëse nuk kishim me pasë zhvillim pozitiv në marrëdhaniet me Rusinë, theksoi Canikli për televizionin TGRT.

Marrëdhaniet ndërmjet Rusisë dhe Turqisë u përkeqësuen vjeshtën e kalueme, mbasi që mbrojtja kundërajrore turke rrxoi nji aeroplan ushtarak rus mbi kufinin me Sirinë.

Afrimi ndërmjet dy vendeve filloi mbas grusht shtetit të pasuksesshëm në Turqi në Korrik të këtij viti, ndërsa në Gusht, dy vendet nënshkruen nji seri marrëveshjesh për bashkëpunim dhe marrëdhaniet e tyee u përmirësuen dokshëm.

Shpejtë mbas nënshkrimit të marrëveshjeve, Turqia e nisi operacionin “Mburoja e Eufratit”, qëllimi i të cilit ishte shtypja e luftarëve të grupit Shteti islamik nga territori sirian përgjatë kufinit me Turqinë, por edhe ndihmë forcave kryengritëse turkmene dhe arabe në Sirinë veriore.