Turqia kercenon se ka me pastrue kufinin nga ISIS

Turqia ka thanë se zona e saj kufitare me Sirinë duhet me u “pastrue tanësisht” nga grupi militant, Shteti Islamik mbasi qeveria ka thanë se ishin ekstremistët e ISIS ata që e kryen nji sulm në zonën kufitare jugore gjatë fundjavës.

Ishte femi ai që e kreu sulmin vetvrasës gjatë nji ceremonie martesore në qytetin juglindor të Gazientepit tue vra së paku 51 njerëz dhe tue lëndue dheta të tjerë.

“Kufini jonë duhet me u pastrue në tanësi nga Daesh (Shteti Islamik)”, ka thanë ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu gjatë nji fjalimi të transmetuem në Televizionin me 22 Gusht.

“Asht e drejta jonë e natyrshme me luftue në shtëpinë tonë dhe përtej kundër nji organizate të tillë terroriste”, ka thanë më tej kryediplomati turk.