Turqia largon nga puna 8 mijë anëtarë të stafit të sigurisë

Autoritetet turke kanë largue nga detyra rreth 8.000 anëtarë të stafit të sigurisë, nga të cilat 7,669 policë dhe 323 pjesëtarë të xhandarmërisë, kjo u ba e ditun në gazetën zyrtare të qeverisë turke.

Bahet e ditun gjithashtu se gjyqtarët dhe prokurorët që kanë dal në pension u lejohet të kthehet në punë në qoftë se ata paraqesin kërkesën në dy muejt e ardhshëm. Kjo erdhi mbasi rreth 3,300 zyrtarë gjyqësorë u shkarkuen mbas nji përpjekje për grusht shteti të pasuksesshme në 15 Korrik, rapoton Reuters.