Turqia ofron përkrahje për të mbijetuemit e dhunës seksuale në Kosovë

Presidentja Atifete Jahjaga u takue sot me ambasadoren turke zojën Kivilcim Kilic, e cila ka thanë se ka me vazhdue mbështetjen e saj për të mbijetuemit e dhunës seksuale gjatë luftës.

Ndër të tjerash Presidentja Jahjaga ka vlerësue naltë përkushtimin e ambasadores turke për ofrimin e mbështetjes së tyne drejtuem të mbijetuemve të dhunës seksuale në Kosovë.
Njoftimi i plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti në takim Ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, zonjën Kivilcim Kiliç me të cilën bisedoi rreth projekteve të përbashkëta në kuadër të Këshillit Kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.
Presidentja Jahjaga vlerësoi lart përkushtimin e Ambasadores Turke për të ofruar mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës me anë të projekteve të shumta, të cilat tashmë kanë filluar zbatimin, si në fushën e ofrimit të shërbimeve shëndetësore falas, ashtu dhe në fushën e fuqizimit ekonomik me anë të trajnimeve të shumta dhe mbështetjes financiare.
Presidentja Jahjaga theksoi se projekte të tilla i kontribuojnë synimin të Këshillit për të rehabilituar, riintegruar dhe risocializuar të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës. Ajo shtoi se përtej progresit të shënuar mbetet ende punë për t’u bërë për të arritur rehabilitimin e të mbijetuarve dhe luftimin e stigmës që ende mbizotëron, duke shprehur përkushtimin e saj për të mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale deri në realizimin e plotë të të gjitha të drejtave të tyre.
Ambasadorja Turke, znj. Kivilcim Kiliç përgëzoi Presidenten Jahjaga për mbështetjen institucionale që u ka ofruar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe shprehu përkushtimin e saj për të vazhduar edhe në të ardhmen mbështetjen ndaj kësaj kategorie.