Turqia paralajmëron Luftën e Tretë Botnore

“Lufta siriane asht tue e rrokullisë me shpejtësi botën drejt nji konflikti të armatosun global, ku Rusia dhe Shtetet e Bashkueme kanë me gjetë veten përballë njana-tjetrës shumë shpejt nëse nuk gjendet nji zgjidhje e përbashkët”.

Ky asht paralajmërimi i mbërritun nga Turqia, nji vend i përfshimë vetë drejtpërdrejtë në luftën siriane me bombardime dhe ndërhymje të shpeshta në terren në zonat në Veri dhe Veri-Perendim të Sirisë.

“Nëse kjo lojë ‘tërheq e mos e këput’ vazhdon, më lejoni që të jem i drejtpërdrejtë, kemi me mbërri në nji pikë kur Shtetet e Bashkueme dhe Rusia kanë me qenë në luftë me njana-tjetrën”, deklaroi para gazetarëve, zv.kryeministri turk, Numan Kurtulmus, shkruen Dailymail.

Ndërkohë, bisedime të reja pritet të nisin në Zvicër mes Shteteve të Bashkueme dhe Rusisë, në përpjekje për me arritë nji armëpushim të ri në Siri.