Turqia për 3 muej në gjendje të jashtëzakonshme!

Presidenti turk Regep Tajip Erdogan asht shpreh se qeveria mbështet në rekomandimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për 3 muej në mbanë vendin.

Erdogan ka publikue vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe të Qeverisë, që u mbajtën të Merkurën njana mbas tjetrës.

“Unë mburrem me popullin tim. Nji tentativë për Grusht shteti asht mposht me mençuninë, shkathtësinë dhe vendosmëninë e vet popullit. Ndërkohë kanë humb jetën 246 njerëz të pafajshëm dhe janë plagos 1536 nga qytetarët tanë po të pafajshëm. Ndjehem krenar me forcat tona heroike të sigurisë”, vijoi ai.

Kreu i shtetit turk tha se qëllimi kryesor i gjendjes së jashtëzakonshme të shpallun nga qeveria nuk asht të ndërpresë demokracinë, përkundrazi asht forcimi i saj dhe sigurimi i marrjes së masave të duhuna kundër kercënimit të terrorit.