Turqia: Raqqa e ka radhën, mbasi të kryhet me Mosulin

Turqia synon që me marrë Raqqan, nji prej bazave të fuqishme të grupit militant Shteti Islamik, objektivi i ardhshëm, mbasi forcat irakiane të kenë marrë kontrollin mbi Mosulin nga ISIS, dhe mbasi Ankara të ketë pastrue kufinin e saj nga militantët.

“Qëndrimi i Turqisë për operacionin në Raqqa, asht i qartë. Kishte me qenë mirë që edhe në aspektin ushtarak, por edhe strategjik të ndërmerrej operacioni, mbasi të jenë përmbyllë operacionet në Mosul”, tha zavendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ash Carter, javën e kalueme avokoi për avancim në Raqqa mbasi forcat irakiane, të mbështetuna nga koalicioni i fushatës ajrore i udhëhequn nga SHBA’të, të rimarrin Mosulin gjatë javëve në vazhdim./Reuters