Turqia s’ndalet, vendos tanke pranë kufinit me Irakun dhe Sirinë!

Forcat e armatosuna turke kanë fillue vendosjen e tankeve në Silopi, në krahinën juglindore Sirnak, në kufinin midis Turqisë, Sirisë dhe Irakut, raporton Anadolu Agency.

Në Silop asht tur vazhdue dislokimi i tankeve nga rrethina e Ankarasë, ndërsa bahet fjalë për mjete të blindueme të Brigadës së 28’të të makinerisë.

Silopi ndodhet në juglindje të Turqisë, në afërsi të kufinit me Irakun dhe Sirinë.

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Turqisë, Fikri Isik, deklaroi sot në Ankara se dërgimi i tankeve dhe forcimi i masave të sigurisë në kufinin turk me Irakun dhe Sirinë asht masë e domosdoshme që forcat turke e ndërmarrin tue marrë parasysh zhvillimet në këtë rajon.