Turqia thotë se sulmi i djeshëm në Stamboll u krye nga Shteti Islamik

Ministri i Punëve të Mbrendshme i Turqisë Efkan Ala, e ka identifikue sulmuesin vetëvrasës të Stambollit si militant që ka lidhje me grupin e Shtetit Islamik.

Ministri Ala u tha sot gazetarëve se sulmuesi asht identifikue si qytetar turk, me emnin Mehmet Ozturk, i lindun në vitin 1992 në qytetin jugor të Gaziantepit.

Pesë të dyshuemit të tjerë janë arrestue nën dyshimet se kanë pasë lidhje me sulmin e djeshëm në Stamboll ku sulmuesi hodhi veten në erë, tue lanë katër persona të vramë dhe dhetra të plagosun.

Ala tha se Ozturk nuk kishte qenë në listën e personave të kërkuem.