Turqia vret 55 terroristë të ISIS

Forcat e armatosuna të Turqisë vranë 55 terroristë të ISIS derisa bane granatime në provincën e qytetit të Aleppos, shkruen sot portali i lajmeve Dunya Bulteni.

Objektivat e bombardimeve u përzgjodhën bazuem në të dhanat e zbulimit.

Tri vetuura dhe tre instalimet e raketave u shkatërruen nga ushtria turke, thane burimet e sigurisë.

Turqia ndan nji kufi me provincën e Aleppos, e cila kishte nji popullsi prej 4.87 milionë banorëve në vitin 2011.