Tusk i telefonon Trumpit, e fton në nji takim të randësishëm!

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka ftue Donald Trumpin me marrë pjesë në mbledhjen BE-SHBA, thuhet simbas nji burimi europian.

Ndërkohë, vet Tusk në profilin e tij në Twitter, ka shkrue se ka pasë nji bisedë telefonike me Donald Trump dhe Poroshenkon.

“Sot bisedova në telefon me Donald Trump dhe Poroshenkon”,kishte shkrue Tusk, i cili ka kerkue të ketë takime në t’ardhmen me presidentin e sapozgjedhun amerikan dhe presidentin ukrainas Petro Poroshenko.

Simbas nji burimi europian, Donald Tusk ka përgëzue Trump’in para se me ftue në nji mbledhje mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkueme të Amerikës.

Tusk vuni theksin gjithashtu mbi nji bashkëpunim transatlantik ku përfshihet edhe çashtja ukrainase.