Tuta e Erdoganit: Ky asht njeriu që udhëheq puçin!

Autoritetet në Turqi thonë se tashma 90 përqind e puçit ushtarak ka përfundue, por presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan druhet se mund të ketë nji tjetër tentativë.

Kryeministri i vendit, Binali Yildirim theksoi se mbas grushtit të shtetit qendron kleriku Fethullah Gulen, dikur mik i ngushtë i Erdogan.

Por teksa Gulen ka mohue këto pretendime, Yildirim ka sugjerue se mund të ketë denime me vdekje për pjesëmarrësit në puçin e shtetit.

Ndërkohë raportohet se nji helikopter turk me tetë persona ka mbërri në Greqi, tue kërkue azil politik.

Mendohet se ata mund të jenë perfshi në grushtin e shtetit.

Burimet greke thonë se puçistët kanë marrë nën kontroll nji fregatë në bazën Golçuk, ndërsa kanë peng kreun e flotës turke.

Informacionet mbeten kaotike, kurse gazeta gjermane Bild thotë se njeriu që gatoi grushtin e shtetit asht Akin Oztuerk, ish-komandant i Flotës Ajrore turke.

Ai mbështetet nga gjeneral/lejtnant Metin Iyidil.

Ata akuzohen për tradhti të naltë.

Erdogan nga ana e tij sheh diçka të mirë te ky puç.

Tashma asht momenti që ai me pastrue ushtrinë, tue e marrë nën kontroll të plotë.

Që prej vitit 2002, ai ka ba përpjekje për me vendos ushtrinë nën kontroll, thotë eksperti Anthony Skinner.

Gjatë kohës së puçit, mendohet se Erdogan ishte me pushime në resortin Marmaris.

Fadi Hakura i Chatham House thotë se ky grusht shteti ishte amator, mbasi nuk kishte mbështetjen e shumicës së ushtrisë.

Avionët ushtarakë F-16 u ngritën në ajër dhe sulmuen disa nga tanket e rebelëve.

Ndërkohë rrjeti po zien nga spekulimet për shkak se Erdogan akuzon Gulen për grushtin e shtetit. Ky i fundit jeton prej kohësh në azil në SHBA.

Por a ka dorë Perëndimi dhe përse nuk po i denon me forcë puçistët, asht pyetja që haset në formën e teorive konspirative./mapo.al/

 

1-akin

 

2-akin

 

3-akin

 

5-akin

 

6-akin

 

7-akinn