Tuta e komandantëve të NATO’s, mbasi Rusia lshoi 2 raketa

Rusia tha se ka mbajtë me sukses testin e nji rakete për herë të dytë në 10 ditë.

Ministria e Mbrojtjes në Rusi të Mërkurën nisi nji raketë ballistike ndërkontinentale nga Cosmodrome Plesetsk, në veri të Moskës.

Zyrtarët thanë se raketa goditi me sukses nji objektiv 3,600 milje larg. Ishte nji mekanizëm që përdoret me i lshue raketat, i cili po montohej para se raketa të nisej.

Qëllimi i testit ishte me riprodhue besueshmëninë e raketës, e cila u vendos për herë të parë në vitin 2010, tha në nji deklaratë Ministria e Mbrojtjes.

Komandatët ma të naltë të NATO’s thanë se tuteshin se kjo ka mujt me qenë nji mbulim i sulmeve ruse ndaj shteteve balltike, mbas nji mungese transparence nga Moska rreth numrit të trupave, shkruen tvklan.al.