U arrestuen 35 piromanë, qe pse i digjnin pyjet!

Nji pjesë e mirë e zjarreve që kanë godit Shqipninë javët e fundit janë të qëllimshme dhe motivet janë kryesisht dy.

Policia e Shtetit raportoi në Prokurori në lidhje me hetimet për zjarrëvaniet në zona të ndryshme të vendit.

Simbas policisë, janë identifikue 35 persona si përgjegjës për 34 vatra zjarri në krejt vendin.

Policia thotë se 12 prej të dyshuemve janë ndalue, 9 të tjerë po ndiqen me akuzën e zjarrëvanies së qëllimshme në gjendje të lirë dhe katër të tjerë janë shpall në kërkim.