U dorëzue n’Apel ankesa për paraburgim e Azem Sylës

Azem-Syla

Ankesa për rastin e ish- deputetit të PDK, Azem Syla sot u dorëzue në Gjykatën e Apelit.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmue avokati i tij, Tomë Gashi.

Në lidhje me këtë, Gashi tha se pret që Apeli me përmirësue gabimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit ndaj Azem Sylës, për shkak se nuk ka asnji bazë ligjore.

Simbas avokatit, prokurori i këtij rasti ka deklarue se i ka tana provat dhe nuk egziston rreziku i ikjes së Azem Sylës apo i ndikimit të tij në dëshmitar.

Nën një, prokurori i rastit ka deklaruar se i ka të gjitha provat,sipas tij kontratat dhe dokumentet tjera që i ka marr në ish Gjykatën Komunale në Prishtinë pastaj në kadastër dhe në arkivin e Kosovës, kështu që Azem Syla dhe askush tjetër nuk mund të ndikojë në prova. E dyta nuk ekziston rreziku i ikjes sepse ai është qytetarë i Kosovës dhe ka vetëm një adresë në fshatin e tij Kishnarekë. E treta Syla nuk mundet të ndikoj në dëshmitar apo në rrjedhën e normale të procedurës penale për shkak se edhe vet prokurori e vërteton se sipas tij të gjitha provat i ka të gatshme dhe vet ai ka deklaruar se shumë shpejt do të vij tek përfundimi i hetimeve në këtë rast”, tha Gashi.