U hap pavijoni i Kosovës në Ekspozitën Ndërkombëtare të Hortikulturës, Expo 2016 Antalia

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka hap dje pavijonin e Kosovës në Ekspozitën Ndërkombëtare të Hortikulturës, Expo 2016 Antalia.
Në këtë ekspozitë, që ka me qëndrue e hapun për 6 muej po marrin pjesë mbi 50 shtete nga e gjithë bota.

Ministri Krasniqi ka marrë pjesë në hapjen zyrtare të kësaj ekspozitë, ku ishin të pranishëm krerët më të lartë të shtetit të Turqisë, presidenti Recep Tayyip Erdogan, kryeministri Ahmet Davutoglu, ministra të qeverisë së Turqisë, si dhe të vendeve tjera pjesëmarrëse në ekspozitë. Kosova po merr pjesë për herë të parë në këtë ekspozitë, disa javë pas anëtarësimit në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave”, thuhet njoftimin derguem mediave nga MBPZHR.
Në hapjen e pavionit, ministri Krasniqi u takue me ekipin që ka me promovue Kosovën në këtë ekspozitë, që pritet me i pasë miliona vizitorë.
Ne kemi rritur investimet në bujqësi dhe shumë fusha. Kemi nevojë që në forma të ndryshme dhe kreative, sikur kjo ta promovojmë vendin, që të kemi më shumë turistë, më shumë investitorë”, tha ministri Krasniqi.
Krasniqi u takue edhe me sekretarin gjeneral të Expo 2016, ambasadorin Erdogan Kok. Te e falenderuar për përkrahjen që Turqia i ka dhanë Kosovës për këtë prezantim, por edhe në rastet e tjera, ministri tha se ka me pasë edhe ma shumë punë për promovimin e Kosovës në ngjarje të randësishme ndërkombëtare që zhvillohen në Turqi.

Ambasadori Kok e ritheksoi përkrahjen për Kosovën në promovimin e vlerave të mirëfillta.

 

pavijoni pavijoni1 pavijoni2 pavijoni4 pavijoni5 pavijoni6