U larguen 154 uzurpatorë, qe sa mbeten!

Për rreth dy muej Policia e Kosovës ka arritë me i largue rreth 154 uzurpatorë të ndërmarrjeve shoqnore, ndonëse, asnji prej tyne nga pjesa veriore e Kosovës.

Pikërisht me largimin e uzurpatorëve nga këto prona kishte nis edhe akcioni i Policisë, me kerkesë të kryeprokurorit të vendit, Aleksandër Lumezi, shkruen Zeri.

Për ma tepër vetë prokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Armend Hamiti, e ka konfirmue për media vendore se hetimet për lirimin e pronave t’uzurpueme në rajonin e Prishtinës kanë fillue për herë të parë në fund të vitit që lamë mbas.