U lirue aktivisti i VV’s, që dyshohet për sulm ndaj shtëpisë së Kryeministrit Mustafa

Asht lirue Kushtrim Avdimetaj, i dyshuemi për hedhjen e molotovit në shtëpinë e Kryeministrit në ditën kur Hashim Thaçi u zgjedh President, në seancën solemne të datës 26 Fror.

Këtë gja e ka konfirmue vet Avdimetaj përmes nji statusi në Facebook:

Të dashur shoqe e shokë, e dashur Lëvizja jonë, shpresojë që secilin prej jush te iu gjej mirë pas një muaji paraburgim (sa për t’iu njoftuar, tani kam masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji!); burgosjet na bëhen për të na frikësuar, por neve bëhemi dhe me të fortë, dhe vetëdijësohemi për rrugën e drejtë që kemi marrë, pra, shoqe e shokë neve duhet të na shtohen energjitë tona, sepse na “pret” rruge e vështirë. P.S.: Me këtë rast ju falëlenderojë përzemërsisht për urimet me rastin e ditëlindjes time. Shokët për mua janë të shenjtë!”.