U nënshkrue marrëveshja e Parisit për Klimën

Udhëheqës botnorë dhe zyrtarë të tjerë nga 170 vende nënshkruen Marrëveshjen e Parisit për Klimën.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ishte lideri i parë që nënshkruejti dokumentin në nji ceremoni të organizueme nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkueme Ban Ki-moon, në selinë e OKB’s në New York.

Marrëveshja, që u miratue nga rreth 200 vende në muejin Dhetor, synon me i zbute ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe me mbajtë rritjen e temperaturës mesatare globale nën 2 gradë Celsius.